E ftuar në “Kurthi i Piter Pan”, Klan Tv, Sara Hoxha ka folur edhe për vajzën e saj të vogël Poem Blu. Sara u shpreh se si nënë, do ta mbështesë në çdo zgjedhje të saj kur të rritet. Madje shtoi se Poem mund të ketë talent edhe këndimin meqënëse e ka në gen nga Ledri. Sa i takon emrit të veçantë që ka zgjedhur për vajzën, Sara tregoi se emri Poem i është sugjeruar në Instagram dhe i ka pëlqyer shumë. Ndërsa emri i dytë, Blu, është përzgjedhur nga kumbara e Poit.