22/12/2024
ShowBiz

Pasi Ilnisa u largua, Meritoni afrohet me Riken

    Pas eleminimit të Ilnisa Agollit nga “Big Brother VIP3”, Meriton Mjekiqi, është ndier i vetëm në këtë garë për të fituar çmimin e madh.

    Së fundmi, moderatori i ka kërkuar falje Rike Roçit, për të gjitha gjërat e padrejta që ia ka bërë asaj, ndërsa tha se e vlerëson shumë sepse është njeriu i tij.

    “Tani e kuptove pas 3 muajsh që jam njeriu jot,” – u shpreh Rike, e cila tregoi që pavarësisht se akoma nuk i ka harruar inatet që ka me të, modeles i vjen keq ta shikojë Meritonin në këtë gjendje.

    “Jo pas 3 muajsh po ky është realiteti, të kam thënë gjithmonë por ti…”,- i tha banori i penduar, megjithëse Rike u shpreh se do të flasin sapo të dalin jashtë.

    Pjesë nga biseda:

    Meritoni: “Ty të vlerësoj, të falenderoj. Më fal për çdo gjë, nga dita e parë deri më tani të kërkoj falje 1000 herë”.

    Rike: “Unë kam inatet e mia.  Më vjen keq të shikoj kështu, dua të të shikoj kështu”.

    Meritoni: “Kalon. Kemi kaluar shumë gjëra por këtë Big Brother kam përjetuar shumë gjëra”.

    Rike: “E kishe menduar kështu”.

    Meritoni: “Se kisha menduar asnjëherë. Në këtë shtëpi jam prekur te njerëzit e mi më të dashur.

    Njerëzit nga jashtë nuk e kuptojnë ndoshta, por emocionet dhe ngjarjet që zhvillohen këtu janë ndryshe. Ti je njeriu im”.

    Rike: “Tani e kuptove pas 3 muajsh që jam njeriu jot”.

    Meritoni: “Jo pas 3 muajsh po ky është realiteti, të kam thënë gjithmonë por ti…”.

    Rike: “Më ke ngacmuar”.

    Meritoni: “Të kërkoj falje për ngacmimet dhe për Vesën”.

    Rike: “Do flasim më lirshëm se s’mundemi para kamerave”.