Banorja e Big Brother VIP, Françeska ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, pas një ngatërrese gjatë bisedës me Eglës, që është keqkuptuar nga banorët e tjerë.
E teksa ishin duke biseduar, Françeska iu drejtua Eglës duke i thënë “Të hëngsha prillin unë ty. Kjo fjalë banorëve iu dëgjua ndryshe, duke shkaktuar të qeshura mes banorëve.
Këtë herë Françeska ka bërë një tjetër gafë, duke u thënë banorëve: “jeni shkërdhaçka”. Franceska, e cila prej disa vitesh jeton në Londër, duket se nuk e di kuptimin e kësaj fjale, dhe ua thotë disa herë banorëve të tjerë.
Pjesë nga diskutimi në oborr:
Françeska: Egla nuk është ashtu?
Juli: Si është?
Françeska: Shkërdhaçkë
Egla: Shkërdhatkë, është korçare
Françeska: Egla më ka thënë se është ajo që bën gjalpin.
Egla: Bravo ajo është, thuaje me zë të lartë
Françeska: Tani kështu jeni ju, si shkërdhaçka. Një, dy i njëjti muhabet
View this post on Instagram