Trupat e 7 klandestinëve nga Lindja e Mesme dhe e shoferit shqiptar që humbën jetën në aksidentin tragjik në afërsi të fshatit Kuqar janë nxjerrë nga automjeti tip Benz.
Në foto shihen trupat e shpërndarë në shtratin e lumit Vjosë, ndërsa transportohen nga efektivët e policisë në vendngjarje.
Aksidenti ndodhi rreth orës 04:00 në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, pasi drejtuesi i mjetit, i cili mësohet se është nga Shkodra, në përpjekje për t’i ikur patrullës së policisë ka humbur drejtimin e makinës dhe ka “fluturuar” në ajër në një distancë rreth 300 metra duke rënë në shtratin e lumit.