22/12/2024
Shqipëri

PAMJE TË RËNDA/ Vendi i “larë në gjak”, shqiptarja e masakruar me thikë shihet e shtrirë në rrugë

    Pamje të rënda janë publikuar nga mediat greke lidhur me ngjarjen tronditëse të shënuar mëngjesin e kësaj të enjte në Menidi, ku Enkelejda Danaj u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj Eduart Danaj.

    Në videon e publikuar shihet trupi i 40-vjeçares i shtrirë në mes të rrugës, ndërkohë vendi është i “larë në gjak”.

    Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Menidi të Greqisë, ku Eduart Danaj i bëri pritë bashkëshortes së tij. Gruaja po përshkonte rrugën që bënte çdo ditë, kur para i doli partneri dhe pas një debati e qëlloi 10 herë me thikë në bark dhe ashtu të gjakosur e la në mes të rrugës.