Ky është momenti kur 24-vjeçari Eduart Buçeza u plagos me armë zjarri në këmbë nga djali i xhaxhait të tij, Iliri, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në fshatin Shënavlesh të Durrësit. Siç shihet dhe në pamje 24-vjeçari futet nga porta kryesore e shtëpisë dhe në një moment me armë në dorë i del para kushëriri i tij.
Ai fillon të gjuajë të riun, të cilin një prej plumbave e kapi në këmbë. Pasi e ka lanë të plagosur në tokë djalin e xhaxhait, Eduart Buçeza largohet me makinën e tij t cilën e kishte parkuar në pjesën e jashtme të oborrit të shtëpisë.