23/12/2024
Botë

PAMJE TË RËNDA/ “Kërcet” lopata në kantierin e ndërtimit në Gjermani, shqiptarët grushtohen me rumunët

    Një skenë e dhunshme është regjitruar në Hamburg, Gjermani, në kanterin e ndërtimit të Überseequartier. Sipas informacioneve të bëra me dije nga “JOQ”  një grup punëtorësh shqiptarë janë konfliktuar me disa persona të tjerë, të cilët thuhet se janë me origjinë rumune. Konflikti ka përshkallëzuar deri në përdorimin e dhunës.

    Nga pamjet e publikuara shihet teksa dhjetra persona janë përfshirë në sherr, ku kanë goditur njëri-tjetrin edhe me sende të forta, si lopatë dhe mjetet e punës.

    Një prej punëtorëve shqiptarë ka treguar për “JOQ” se në këtë kanter shqiptarë trajtohen shumë keq dhe detyrohen që të bëjnë punët më të vështira.

     “Nuk e hapin dot gojën se përfundojnë në shtëpi dhe pa punë këtu nuk ke se çfarë bën”, ka thënë shqiptari.

    Ky konflikt ka ndodhur në kandierin e ndërtimit ku në tetor të 2023 humbën jetën 5 shiptarë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 tetor të vitit të kaluar në kantierin e ndërtimit të Überseequartier. Skela në katin e tetë me punëtorët në të u shemb dhe si pasojë humbën jetën pesë shqiptarët.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by JOQ News (@joqnews)