22/12/2024
Botë

Pamje të rënda, ish-ministri rreh për vdekje gruan

    Astrologia Saltanat Nukenova, 31 vjeçe është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj, ish-ministri i ekonomisë Kuandyk Bischimbayev.

    Ngjarja ka ndodhur në një restorant që i përkiste një prej të afërmve të tij.

    Pamjet e publikuara në gjykatën e lartë të ish-republikës sovietike, kanë shokuar opinionin publik dhe ka nxitur peticione për dënime më të rënda për dhunën.

    Nëse Bischimbayev shpallet fajtor ai do të dënohet me 20 vjet burg.

    Fillimisht i akuzuari pretendonte se gruaja vdiq nga plagë të vetë-shkaktuara më 9 nëntor 2023, por pamjet e kamerave të sigurisë kanë dëshmuar të kundërtën, pasi ai shihet që godet me grushte gruan e tij.

    Ndërsa gjatë kësaj jave Bishimbayev pranoi se e kishte rrahur atë dhe kishte shkaktuar vdekjen e saj në mënyrë aksidentale.

    Saltanat Nukenova u gjet e vdekur nga trauma në kokë në një nga dhomat VIP të restorantit.

    Ajo ishte gruaja e tretë e ish-ministrit dhe sulmi kishte ardhur kur ajo përsëriti kërkesën për t’u ndarë.