Policia ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, ku u përfshinë tre automjete. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën katër persona, ende të paidentifikuar si dhe janë plagosur dy persona të tjerë.
Të plagosurit u dërguan fillimisht për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ndërkohë më pas janë nisur drejt Tiranës pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime për mediat bëjnë me dije se njeri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që lëviznin në kahun e kundërt. Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rruge si pasojë e shiut.