22/12/2024
Maqedoni

Osmani: Zgjedhjet presidenciale nuk janë zgjedhje të rëndomta, por një betejë mes koncepteve të integrimit dhe izolimit të vendit

    Kandidati për president nga rradhët e Frontit Europian Bujar Osmani për emisionin “Pressing” në Klan Mqedonia, në lidhje me zgjedhjet presidenciale theksoi që nuk janë zgejdhje të rëndomta por betejë mes koncepteve të Integrimit dhe atij të Izolimit.

    Ai gjithashtu shtoi se si bartës i vizionit për të ardhmen evropiane të vendit ka zgjedhur që të promovojë vlerat e bashkëjetesës dhe integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

    “Unë mendoj se shoqatat duhet të jenë ofertë e alternativave të ndryshme, gjithashtu edhe paraqitja e kredibilitetit të bartësve të ideve tek njerëzit. Unë mendoj se ne kemi bëtë mjaftueshëm për këtë fushatë, dhe të flasim për bëmat tona. Kto nuk janë zgjedhje të rëndomta, nuk është garë mes partive politike dhe kandidatëve, por një garë mes koncepteve, mes konceptit të integrimit dhe konceptit të izolimit, atij të bashkëjetesës dhe tensioneve politike. Pransaj duke qenë bartës i atij vizioni për të ardhmen Evropiane të vendit duhet të promovoj këto vlera”, tha Osmani.