22/12/2024
Maqedoni

Oliver Spasovski dhe Darko Kaevski braktisin mbledhjen e LSDM-së?!

    Sot në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, ish-kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, si dhe zëdhënësi dhe deputeti aktual Darko Kaevski, në mënyrë demonstrative e kanë braktisur seancën ku u diskutua lista e deputetëve të LSDM-së për zgjedhjet e 8 majit, të cilën e publikoi të plotë Klan M.

    TV Klan M mëson se atmosfera është shumë e tensionuar dhe ka pakënaqësi të madhe brenda LSDM-së lidhur me vendimet siç thuhet kokë më vete të liderit socialdemokrat Dimitar Kovaçevski për imponimin e listave ku mungojnë një numër i madh i antarëve të shquar të LSDM-së.

    Ndryshe, sot TV Klan M ka publikuar listat e mëposhtme të të gjithë kandidatëve për deputetë të LSDM-së për të gjitha njësitë zgjedhore.