22/12/2024
Shqipëri

Oficeri i policisë bie në gropën e ashensorit (EMRI-DETAJE)

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në në lagjen nr.4 të Sarandës. Oficeri i policisë së Komisariatit të Sarandës, Klement Bello, 63 vjeç, është aksidentuar rëndë pasi ka rënë në gropën e ashensorit të pallatit ku banonte.

    Dyshohet se ka qenë një defekt në ashensor, që ka mundësuar hapjen e portës por pa qenë ashensori në vend. Pa e pasur mendjen, sapo është hapur porta, 63 vjeçari ka tentuar të futet brenda dhe për rrjedhojë ka rënë në gropë në një lartësi rreth 6 metra.

    Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë. Sipas bluzave të bardha për shkak të frakturës në kokë dhe dëmtimit në mushkri ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

    Ndërsa bëhet me dije se i dëmtuari është në gjendje të stabilizuar.