22/12/2024
ShowBiz

“O shpirt….”, U tha se janë ndarë, Bes Kallaku publikon padashje videon me Xhensilën?

    “Janë ndarë”, “s’janë ndarë”, “është lojë”, “s’është lojë”, “po e bëjnë për t’i shpëtuar SPAK-ut”, këto janë dhe tezat që po qarkullojnë gjerë e gjatë nëpër media, sa i përket divorcit të Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut.

    Që prej momentit që çifti hoqën njëri-tjetrin nga “Instagrami”, sjelljet dhe reagimet e tyre po shikohen ne lupë nga ndjekësit të cilët nuk lënë t’i shpëtojë asgjë.

    Një video po qarkullon së fundmi me shpejtësi në rrjet, ku shihet teksa Bes Kallaku shijon golin e Asllanit ndaj Genoa-s. Deri këtu gjithçka është ok. Por, në sekondat e fundit të videos të postuar nga vetë Besi dëgjohet një zë që thotë “shpirt”.

    Fansat janë të sigurt që ky është zëri i Xhensilës, po nëse nuk është ajo, kush mund të jetë?!

    Epo kjo video në mes të gjithë kësaj vorbulle të lajmeve për divorcin e çiftit, lë shumë për të dyshuar!