Athina “u ndez flakë” të dielën! Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti takimin madhështor me emigrantët shqiptarë në Greqi.
Stadiumi “Galatasi” u zbukurua i gjithi me flamuj kuqezi dhe gjuha shqipe kumbonte. Mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë shqiptare e ka nisur pikërisht me këto pamje sa të bukura po aq dhe emocionuese.
Ai ka publikuar videokartolinën nga Athina dhe u uron të gjithëve një javë të mbarë.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë kuqezi nga Athina, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama.