22/12/2024
Shqipëri

“O hajdut”/ Erion Veliaj thirret në SPAK për aferën miliona euro

    Mëngjesi i së martës e ka gjetur Erion Veliajn në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

    Kryebashkiaku i Tiranës është thirrur për të dhënë “llogari” në SPAK pas disa aferave korruptive duke nisur nga inceneratori dhe duke përfunduar në skandali “5D”, ku 5 drejtorë të emëruar prej tij kanë përfunduar në burg për akuzën e vjedhjes së miliona eurove.

    Në momentin kur Veliaj ishte duke hyrë në ambientet e SPAK-ut, disa qytetarë të pranishëm i kanë thirrur: “O hajdut…O plehrë…”; “Aty e ke vendin, aty do të ta bëjmë gropën”.

    Kërkesave të qytetarëve, Veliaj iu përgjigj duke thënë: “Kërkojani Fariut”, duke ironizuar demokratin Klevis Balliun e pranishëm në hyrje të SPAK-ut. Më pas, ai iu është drejtuar ambienteve të brendshme të Prokurorisë. Erion Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK.

    Burimet mediatike bëjnë me dije se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.