22/12/2024
Lajme Maqedoni

Numri i mandateve në Kuvend pas rivotimit të djeshëm në Maqedoninë e Veriut

    Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski dje i shpalli rezultatet pas rivotimit në shtatë vendvotime.

    Dashtevski tha se edhe Fronti Evropian edhe koalicioni VLEN kanë fituar nga 8 mandate në njësinë e gjashtë zgjedhore, që do të thotë se VLEN merr mandat nga Fronti Evropian.

    Në zonën e 5-të, rezultati mbetet i njëjtë.

    Dashtevski shtoi se do të vijojnë afatet për ankesa.

    Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi dje në një prononcim për TV21 tha se janë njoftuar për shumë parregullsi nga terreni gjatë rivotimit dhe se nuk e njohin rezultatin në Njësinë Zgjedhore. 6.

    “Imagjinoni, tashmë është ora 22:00 dhe KSHZ-ja ende nuk ka rezultate zyrtare për një vendvotim”, tha Ademi.

    Ndryshe, pas rivotimit të djeshëm OBRM-PDUKM ka 58 deputetë, LSDM dhe BDI nga 18, VLEN 14, “E Majta” 6 dhe ZNAM 6.