21/12/2024
Lajme Maqedoni

Njeriu i afërt i Arben Taravarit tallet me Ajetet Kuranore, u uron vdekjen ish partiakëve të tij: Të Aliut jemi e tek ai….

    Shpesh herë dhe në shumë raste politika, ambicia u zë sytë politikanëve e zyrtarëve, duke harruar kështu se fillimisht ata janë njerëz, familjarë, bij të dikujt dhe baballarë.

    Një episod aspak i këndshëm ka ndodhur së fundmi me një nga njerëzit më të afërt të ish-kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Tarvarait. E kemi fjalën për Arben Fetain i cili përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, u dëshiron vdekjen ish partiakëve të tij.

    Teksa tallet me Ajetet Kuranore, Fetai shkruan: Të Aliut jemi dhe tek ai po kthehemi. Zejdi, Ziadini, Menduhi dhe Arjaniti!