22/12/2024
Maqedoni

Një person ka humbur jetën në një aksident në autostradën Shtip – Koçan

    MPB njofton se një shofer 39 vjeçar ka humbur jetën në një aksident në autostradën Shtip-Koçan. Pasagjerja dhe dy fëmijët e mitur për shkak të lëndimeve të marra janë dërguar në Spitalin klinik të Shtipit.

    “Aksidenti ka ndodhur në ora 02:24, në afërsi të kryqëzimit në afërsi të fshatit Krupishtë dhe sipas informacioneve fillestare në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Një veturë tip Renault “Laguna” me targa të Shkupit ka dalë nga rruga, ndërsa nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë shoferi I.M nga Shkupi.

    Hetimet për aksidentin janë duke vazhduar. Komunikacioni në autostradën e shpejtë Shtip-Koçan zhvillohet në të dy shiritat”, thuhet në njoftim.

    Pesë persona kanë humbur jetën në këtë autostradë që nga fillimi i vitit në tre aksidente të rënda.