Një ditë pas zgjedhjeve ende nuk është shuar euforia në VMRO-DPMNE. Sot në mëngjes në grupin qeveritar WhatsApp, një nga ministrat teknikë të VMRO-DPMNE-së ka dërguar himnin e Maqedonisë.
Mesazhi mori pëlqime vetëm nga bashkëpartiakët e tij që janë edhe ministra teknikë.
Nga printscreen-in që po publikojmë shihet se grupi mban emrin “Vlada 2024”, e ku po ashtu shihet edhe emri i Artan Grubit.
Mesazhi është dërguar në orën 09:14 të mëngjesit të sotëm.