Prej të marës së sotme ka nisur peligrinazhi i 13 të martave të shenjta në kishën e Shën Ndout në Laç.
Të marrtat e javëve në vijim deri në 11 qershor e kthejnë këtë kishë në një vend kryesor adhurimi për besimtarët katolikë, të cilët mblidhen nga qytete të ndryshme të vendit. Me besimin te vendi ‘mrekullibërës’, ata luten për mirëqënie e shëndet në familjet e tyre dhe rrethin shoqëror.
Ky është një prej aktiviteteve më të mëdha që besimtarët katolikë bëjnë në vendin shqipëri. Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, qindra besimtarë janë drejtuar në vendin e shenjtë!