Të paktën 17 adoleshentë kanë sulmuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare disa herë në javë për disa muaj në Austri. Nga të dhënat e para dyshohet se adoleshentët i kanë regjistruar veprimet e tyre në video ose fotografuar.
Ngjarja e tmerrshme ndodhi në një lagje të varfër në jug të Vjenës midis shkurtit dhe qershorit 2023. Akti i rëndëështë kryer në shkallë, tualete, një parking, hotel ose shtëpitë e autorëve.
Të dyshuarit, kryesisht të mitur, janë me origjinë siriane, turke, italiane, bullgare dhe serbe. Dy prej tyre janë nën moshën 14 vjeç dhe nuk konsiderohen penalisht përgjegjës, shkruan news33.tv.
Pothuajse të gjithë të dyshuarit ishin të njohur për policinë për krime të tjera, teksa tanimë akuzohen për krime seksuale dhe për prodhimin e imazheve të abuzimit seksual të një të mituri.
Trembëdhjetë prej tyre janë nxjerrë dje para hetuesisë dhe mohojnë pjesërisht faktet. Ata janë takuar me të miturën përmes njërit prej adoleshentëve, i cili kishte ngacmuar vajzën. Më pas ai kontaktoi me djemtë e tjerë.
Vajza kishte frikë të fliste Ata kanë shpërndarë video të veprimeve të tyre në rrjetet sociale dhe dyshohet se njëri prej tyre ka kërcënuar se do të publikojë pamjet nëse viktima refuzon të shkojë me të. Por sipas policisë, asnjë video nuk është postuar në internet.
Nga frika e hakmarrjes, vajza nuk tregoi se çfarë po kalonte derisa më në fund ia rrëfeu në tetor nënës së saj, e cila denoncoi adoleshentët.