Connect with us

Biznes

Në “Financa të Hapura” do të ndiqen të gjitha pagesat e komunave dhe institucioneve të tyre buxhetore

Në platformën “Financa të Hapura” tani e tutje do të mund të ndiqen të gjitha pagesat e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve të tyre buxhetore. Me fazën e dytë të projektit që u prezantua sot, u bë azhurnim me të cilin u rritën performancat e sistemit dhe u publikuan transaksionet e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjeve të tyre publike, në të njëjtën mënyrë si publikohen transaksionet e të gjithë përdoruesve buxhetor të Buxhetit dhe ato janë të disponueshme për publikun përmes lidhjes në internet open.finance.gov.mk.

Ministrja e Financave, Nina Angelovska pret që azhurnimi i Financave të Hapura të përmirësojë imazhin me transparencën e komunave. Me indeksin e transparencës aktive të publikuar dje në raportin e Qendrës për komunikime
civile, 14 komuna këtë vit ishin në krye të listës ku gjenden institucionet me transparencë aktive “shumë të mirë” nga gjithsej 21 institucione në këtë grup.

Në grupin “shumë i dobët” i transparencës aktive, vetëm komuna, me përjashtim të një institucioni, zënë 37 vendet e fundit në renditje. Nga gjithsej 81 komuna, vetëm 43 arritën të përmirësojnë transparencën e tyre aktive këtë
vit.

“Transparenca fiskale është mjeti më i mirë për shpenzimin e mirë të parave të shtetit. Azhurnimi në portalin e Financave të Hapura synon t’i japë publikut, OJQ-ve, ekspertëve dhe komunitetit të biznesit pasqyrë më të plotë dhe bazë të dhënash fiskale të shpenzimeve qeveritare dhe komunale. Kjo është baza për analiza të mëtejshme ekonomike, forcimin e debatit publik me fakte të mbështetura nga të dhënat fiskale nga një burim zyrtar, si dhe nxitje për
faktorët publik për të menaxhuar në mënyrë më efikase dhe efikase financat publike”, tha Angelovska në konferencën për media.

Sipas Angelovskës, megjithëse në kohë krize përqendrimi është në pritjet për rezultatet ekonomike, ekonominë dhe masat e ndërmarra, duhet të kihet parasysh se pa një sistem të mirëkrijuar për menaxhimin e financave publike,
ne nuk mund të kemi ekonomi të shëndetshme dhe kjo është diçka e cila duhet të punohet vazhdimisht.

Angelovska potencoi se Programi për menaxhim me reformat në financat publike 2018-2021 është realizuar në përputhje me planin e veprimit.

Ligji për Buxhetet është në fazën e tij të fundit dhe do të dorëzohet në Parlament deri në fund të vitit. Për më tepër, ne kemi hartuar një Strategji gjithëpërfshirëse për reforma në sistemin e tatimeve për të cilin kemi pasur
diskutim publik me palët e interesuara. Gjatë kësaj periudhe, po përgatitet një plan veprimi dhe së bashku me Strategjinë ato do të dorëzohen për miratim në Qeveri, pas formimit të Qeverisë së re, njoftoi Angelovska./MIA/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Biznes

Deri në fund të javës pritet të mbyllen të gjitha ankesat për kartelat pagesore

Ministrja e Financave, Nina Angellovska sot në konferencë për shtyp, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve tha se nga 50.000 ankesat për kartelat vendore pagesore nga projekti “Blej të vendit” të arritura në adresë të Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë, është bërë kategorizimi i të gjitha porosive, ndërsa prej tyre janë locuar rreth 30.000 numra amë, ndërsa u është përgjigjur mbi 15.000 porosive. Deri në fund të javës, siç theksoi, pritet t’u përgjigjen të gjitha ankesave.

Tha se këta numra amë u janë dërguar institucioneve adekuate të Agjencisë për punësim, DAP-it, MASH-it, MPPS-së, me qëllim që të bëhet kontrollimi dhe të informohen nëse bëhet fjalë për gabim teknik dhe personi me të vërtetë
duhet të jetë në grupin dhe i përmbushë kriteret e vendosura qartë, dhe nëse është ashtu, të gjithë qytetarët, tek të cilët është bërë gabim teknik, ai do të përmirësohet dhe do t’i marrin kartelat pagesore.

Lidhur me pyetjen për punonjësit shëndetësorë, të cilët duhet të marrin 40 për qind nga rroga neto me ç’rast tek disa janë bërë gabime gjatë pagesës, Angellovska u përgjigj se Fondi për shëndetësi e ka informuar Sekretariatin e përgjithshëm se ka pasur gabime të caktuara në lista dhe të njejtat janë korrigjuar./MIA/

Continue Reading

Biznes

Zaev: Pesë milionë euro për bujqësi përmes Bankës zhvillimore

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në Fejsbuk kumtoi se bujqësia po po mbështetet fuqimisht përmes pakos së tretë të
masave ekonomike.

Në videon me statusin e tij në FB ceket se për bujqësinë janë dedikuar 5 milionë euro përmes Bankës zhvillimore, 50 për qind subvencione të naftës së gjelbër për bujqit, 500.000 hektarë qira të kullosave për blegtorët, deri 10.000
euro për start-ap bodrume familjare të verërave, 50 milionë euro për modernizim të bujqësisë.

“Trualli i Maqedonisë ofron pasuri të mëdha, kemi resurse, dituri dhe dëshirë për punë dhe me plan adekuat ato resurse do t’i shfrytëzojmë tërësisht. Detyrë e jona është me strategji dhe mbështetje adekuate bujqësia në Maqedoninë e Veriut të bëhet një nga degët më produktive dhe më të shpagueshme”, shkroi Zaev në FB.

Shton se kriza shëndetësore tregoi se prodhimtaria vendore në të gjitha degët është më e rëndësishmja dhe prandaj duhet, siç thotë, ta përgatisim bujqësinë – t’i shfrytëzojmë të gjitha potencialet për prodhimtari më të madhe dhe
vazhdim të investimeve për rifillim të ekonomisë./MIA/

Continue Reading

Biznes

Vauçerët për turizëm vendor do t’u dërgohen qytetarëve gjatë javës së ardhshme

Platforma domasiedoma.gov.mk dhe pushimenevend.gov.mk, përmes së cilës do të realizohet masa për vauçerët për
turizëm vendor të Ministrisë së Ekonomisë, do të jetë funksionale gjatë javës së ardhshme, ndërsa përmes kësaj platforme, Ministria e Ekonomisë do të dorëzojë vauçerët për turizëm vendor për të gjithë qytetarët që plotësojnë
kushtet.

Nga Ministria e Ekonomisë informuan se vauçeri që përmban kodin QR do të dërgohet përmes postë elektronike të cilin qytetarët e kanë dorëzuar në Drejtorinë e të ardhurave publike.

“Masa parashikon që të gjithë qytetarët e punësuar me të ardhura që nuk i kalojnë 15,000 denarë në muaj, të marrin një kupon prej 6,000 denarëve të cilin do të mund ta përdorin në objektet turistike vendase, por edhe një kartelë
pagesore prej 3,000 denarëve që mund të përdoret në të gjitha objektet hotelierike në vend. Vauçeri do t’u ndahet të gjithë qytetarëve të punësuar, të cilët në periudhën nga janari deri në prill 2020 nuk kanë realizuat të ardhura
totale neto nga paga dhe mëditje nga paga që nuk i kalojnë 60,000 denarë, sipas të dhënave nga Drejtoria për të ardhura publike”, theksuan nga Ministria.

Informuan se listën e qytetarëve që plotësojnë kushtet pranë Ministrisë së Ekonomisë e dërgon Drejtoria e të ardhurave publike, dhe megjithëse vauçerët do t’u dërgohen qytetarëve përmes postës elektronike të dorëzuar në DAP,
qytetarët gjithashtu do të mund të vërtetojnë në Platformë nëse janë në listë pra nëse plotësojnë kushtet për vauçer për turizëm vendor.

“Në Platformë, e cila sipas afateve duhet të vihet në përdorim më së voni deri më 15 qershor, qytetarët që kanë fituar vauçer do të mund të zgjedhin se ku, pra në cilin kapacitet turistik dhe hotelierik brenda shtetit do të mund ta përdorin të njëjtin. Në platformë do të publikohen ofertat e të gjitha objekteve turistike-hotelierike të kategorizuara në të gjithë vendin, përkatësisht kapacitetet me të cilat disponojnë për të pranuar turistë”, theksuan nga Ministria.

Qytetarët vauçerët e pushimeve në kapacitetet turistike të vendit do të mund ti përdorin nga 15 korriku 2020 deri më 15 dhjetor 2020./MIA/

Continue Reading

Recent Posts