Ndodhi! Për herë të parë në ambientet e Bashkisë së Tiranës është bërë lidhja e parë e kurorës mes dy grave. Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, të dyja janë martuar pasditen e sotme, të dyja të njohura për betejën e tyre ligjore që kanë ndërmarrë për të ndryshuar Kodin e Familjes.
Të dyja janë kurorëzuar nga dy pastorë të ardhur nga Britania e Madhe.
Në rrjet kanë dalë pamje nga gazetari Isa Myzyraj, ku duken të dyja gratë duke shkëmbyer betimet e tyre përballë pastorëve.
Duke qënë se të drejtën e martesës, Kodi i Familjes e rezervon këtë të drejtë vetëm për çiftet heteroseksuale, ngjarja e sotme shkaktoi reagime të forta në publik. Përfaqësues të komuniteteve fetare por jo vetëm shprehën qëndrimin e tyre kundër, duke cituar se ajo që po ndodh është edhe shkelje e ligjit. Megjithatë nga ana e autoriteteve nuk ka pasur asnjë reagim, ndoshta për faktin se martesa e tyre është bërë vetëm përballë një pastori, e jo përballë një përfaqësuesi të ligjit.