22/12/2024
ShowBiz

Ndarja nga Xhensila, biznesmeni i njohur ia thotë copë Bes Kallakut: Ke shpëtuar nga qoftë largu

    Ndarja e Bes Kallakut me Xhensila Myrtezajn vijon të jetë kryefjalë e medieve rozë. Kënga e fundit e Besit ka trazuar më shumë ujërat teksa ai duket se fajëson ish bashkëshorten për fundin e martesës.

    Në këtë periudhë të vështirë të jetës së tij ka reaguar dhe Kristian Bocci. Ish miku i ngushtë i cciftit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se e kishte paralajmëruar për këtë fund.

    Teksti i këngës i shkruar nga vetë Besi është cilësuar si “këngë shpirti” duke nënkuptuar gjendjen e tij emocionale. Në Instagramin e tij, Kristian Bocci shkruante:

    “Mosmirënjohja. Më vjen keq vëllai im, po më beso. Ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu. Të pata thënë vëlla. Bes Kallaku”.

    Arsyet e ndarjes së cciftit nuk janë bërë publike, megjithatë të dy vijojnë të “thumbojnë” në distancë njëri-tjetrin. Ndërkaq kujtojmë se Besi me Xhensilën kanë qenë miq të ngushtë me Kristian Boccin dhe bashkëshorten e tij, por nuk u mor vesh kurrë se pse u prishën.

    Ndarja nga Xhensila, biznesmeni i njohur ia thotë copë Bes Kallakut: