21/12/2024
ShowBiz

Ndahet nga jeta në moshë të re këngëtari shqiptar, vuante nga një sëmundje e rëndë

    Këngëtari i njohur kosovar, Avdyl Mziu ka mbyllur sytë përgjithmonë. Bilbili i muzikës popullore, është ndarë nga jeta në moshë të re pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

    Kanë qenë familjarët e artistit ata të cilët dhanë lajmin e trishtë si dhe bënë me dije se ai vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën në një kohë të shkurtër.

     “Me pikellim te thelle ju njoftojme se pas nje semundje te shkurter ka ndrruar jete me i dashuri yne Avdyl Mziu!

    Varrimi behet sot ne ora 16:00 ne varrezat e fshatiti Marine- Skenderaj te Xhamia!”, informoi familja e këngëtarit.

    Të shumtë kanë qenë dhe ata këngëtarë të cilët kanë reaguar pas vdekjes së artistit Avdyr Mziu. Një prej tyre ka qenë këngëtarja Afërdita Demaku e cila e pikëlluar i ka shprehur ngushëllime familjarëve deh të gjithë kolegëve dhe shokëve të Mziut.

    “Lajm i hidhur Per familjen , kulturen dhe shoqerin tone.Ikja e parkoshme e kolegut tone te nderuar kengetarit Avdyl Mziu na piklloi te gjithve. Ngushellime familjes Mziu dhe mbar shoqerise! Shpirti tij pushoft ne xhenet!”, shkruan ajo.