Connect with us

Kosovë

Nagavci: Fjalimi i Thaçit skandaloz, përpiqet ta shpëtojë veten

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e ka quajtur skandaloz adresimin e presidentit Hashim Thaçi për qytetarët e Kosovës, të parin ky pas propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale për kinse krime lufte.

Në një postim në Facebook, Nagavci thotë se adresimi i kreut të vendit ishte dëshpërues, por që sipas saj, përmban ‘skenarë në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten’, e që ‘mund të jetë një plan jo i mirë për Kosovën’.

Postimi i plotë i Nagavcit:

“Ky fjalim pra është më e mira që mund të japin tekst shkruesit e presidentit.

Për presidentin Thaçi s’kam çfarë të flas. S’kam pritur asgjë as më mirë e as më ndryshe. Qasja e tij përçarëse, vënia e interesit personal mbi gjithçka tjetër, person që gjithnjë prodhon kriza për mbijetesë politike.

Përsëri skandaloz, jo vetëm në adresimin e tij patetik e dëshpërues, por mbi të gjitha në skenarët e tij që mund të vëreheshin mes rreshtave.

Një plan jo i mirë për vendin, në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten. Dhe si gjithnjë tjerët do t’i ketë marioneta”, ka shkruar Nagavci.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të hënën gjatë adresimit ndaj publikut se nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorit të Specializuar kundër tij, atëherë ai do të japë menjëherë dorëheqje nga pozita që ka.

“Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si president i juaji dhe do të përballem me akuzat”.

Ai shtoi se Kosova është shtet i ri, por udhëheqësit e saj duhet të sillen si burrështetas të vërtetë.

“Do ta mbaj këtë barrë dhe ta mbroj veten time, luftën tonë për liri, me çdo forcë që kam. Nuk do të lejoj që këto akuza false të zhvendosin vëmendjen e Kosovës nga marrja e vendit që meriton në bashkësinë ndërkombëtare, si anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ai.

Thaçi ka thënë se gabime politike edhe mund të ketë bërë, por krime të luftës kurrë. /Telegrafi/

Ky fjalim pra është më e mira që mund të japin tekst shkruesit e Presidentit. Për Presidentin Thaçi s’kam çfarë të…

Gepostet von Arbërie Nagavci am Montag, 29. Juni 2020

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

KËSHILLA E WILLIAM WALKER PËR THAÇIN DHE VESELIN – “JEPNI DORËHEQJE, SHKONI NË HAGË”

Këshilla e William Walker për Thaçin dhe Veselin – “jepni dorëheqje, shkoni në Hagë”
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli duhet të shkojnë në Hagë e të mbrohen duke dëshmuar se akuzat janë të rreme, ka thënë ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, njofton Insajderi.

Por, këtë duhet ta bëjnë të dorëhequr nga pozitat e tyre aktuale, ka pohuar Walker, i cili prejse kishte dokumentar krimet serbe në Kosovë, ka mbetur mik i madh i popullit shqiptar.

I pyetur në një intervistë në televizionin publik të Kosovës, se çfarë duhet të bëhet pas këtyre aktakuzave, përgjigja e tij ka qenë e shkurtër dhe e prerë.

“Mendoj se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre, cilado që janë ato dhe të shkojnë në para Gjykatës kudo që ajo është dhe të mrbohen e të tregojnë se këto akuza janë të rrejshme”, ka deklaruar Walker.

Presidenti i Kosovës dhe kryetari i PDK-së po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte. Ata, sipas publikimit të aktakuzës nga Specialja akuzon për 100 vrasje.

Presidenti Thaçi të hënën niset për Hagë, ku është e vendosur gjykata, për t’u intervistuar.

Ai ka thënë se do ta lë pozitën e presidentit, në qoftë se akuzat ndaj tij vërtetohen

Continue Reading

Kosovë

Simiq: I dhamë 10 vota për krijimin e institucioneve, Osmani: Nuk vrapova korridoreve pas juve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është përplasur ashpër me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq, rreth propozimit për miratimin e një rezolute, në të cilën kërkohet përjashtimi i anëtarëve të Srpskas nga Qeveria të cilët përkrahin vendimet e Serbisë kundër pavarësisë dhe integritetit territorial.

Simiq ka thënë se një deklaratë e tillë nuk mund të jetë si subjekt i një rezolute të tillë. Ai tutje ia ka përmendur Vjosa Osmanit edhe 10 votat e Listës Serbe për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Po ju kujtoj se si në koridorret e kësaj ndërtese më ndiqnit për të t’i dhënë 10 votat për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit. Atëherë nuk brengoseshit aspak për politikat e Listës Serbe”, iu drejtuar Simiq Osmanit.

Simiq ndërkohë i ka thënë Osmanit që ta gjejë me video deklaratën për të cilën thotë se është e Rakiqit.

“Ju bëj thirrje ta gjeni deklaratën e Rakiqit me video… Këto nuk janë të vërteta. Në të pavërteta nuk mund të bëhen rezoluta”, ka deklaruar Simiq.

Ndërkohë, reagimi i Osmanit ka qenë i menjëhershëm. Kryekuvendarja Osmani i ka thënë Simiqit se ajo s’e ka ndjekur askënd korridoreve për vota.

Ajo, gjithashtu, ia ka kujtuar Simiqit se deklarata rreth përkrahjes së Vuçiqit është e Listës Serbe dhe se kreu i partisë është Goran Rakiq, zëvendëskryeministri i Kosovës.

“Nuk keni asnjë nevojë të paraqitni të pavërteta para këtij Kuvendi. Unë asnjëherë se kam ndjekur askënd korridoreve për asnjë votë. Kjo është një deklaratë e pavërtetë nga ana juaj. Deklarata të cilën e lexova, të cilën e keni lëshuar në gjuhën serbe dhe atë angleze thotë se mbështesni presidentin Vucic në luftën për “Kosovën dhe Metohinë”, kjo është deklaratë e Listës Serbe, kryetar i Listës Serbe është Goran Rakiq, përveç nëse e keni ndryshu në ndërkohë. Ndërsa kur më keni votuar, nëse keni menduar që unë e përkrah këdo, që i bashkohet Vucicit në beteja diplomatike e politike, e keni pasur gabim. Ju e thatë me të drejtë, keni thënë që po votojmë për themelim të institucioneve. Të gjithë e dimë që s’keni votuar për mua si person, por për themelimin e institucioneve”, ka thënë Osmani. /Express/

Continue Reading

Kosovë

Bajrami jep detaje për çështjen e 170 eurove

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, është deklaruar serish rreth ndarjes së 170 eurove si pjesë e masave të pakos emergjente.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se implementimi i masave është peng i votimit të rishikimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvend.

“Ndërsa në momentin kur kalon rishikimi i Buxhetit në Kuvend, përgjegjësia është të Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për masat në mbështetje të sektorit privat dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për masën numër 15”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Kanë ardhur shumë vërejtje në adresë të Ministrisë së Financave për mos implementim të masave të pakos emergjente.

Dua të ju bëj me dije disa gjëra.

E para; sipas rregullores së re të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Financave është përgjegjëse për sigurimin e buxhetit për implementim të plotë të pakos emergjente dhe ekzekutim të pagesave përmes Thesarit sipas kërkesave që bëjnë ministritë e linjës.

Me lejoni të ju njoftoj se Ministria e Financave ka gjetur burime financiare për implementim të të gjitha masave të pakos paraprake dhe për masat e reja për rimëkëmbje ekonomike POR këto mjete financiare mund të shpenzohen vetëm pasi të kalojë rishikimi i Buxhetit.

E dyta; sipas rregullores së re të Qeverisë së Republikës së Kosovës Ministria e Financave nuk është përgjegjëse për aprovim të aplikacioneve/kërkesave. Për aprovim të aplikacioneve për të gjitha masat që kanë të bëjnë me masat për sektorin privat janë komisioni ndërinstitucional, i cili e ka përfunduar punën e tij në plotëni, është përgjegjëse Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për aprovim final të listave dhe te Ministria e Financave thjeshtë vjen kërkesa për ekzekutim e cila Thesarit i merr vetëm disa orë për ekzekutim.

Ndërsa për masën numër 15 përgjegjëse është Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Financave vetëm ekzekuton pagesat.

Kështu për momentin implementimi i masave është peng i votimit të rishikimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa në momentin kur kalon rishikimi i Buxhetit në Kuvend, përgjegjësia është të Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për masat në mbështetje të sektorit privat dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për masën numër 15.

Ju faleminderit!

Continue Reading

Recent Posts