Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela,është pritur në odën e Arsim Hasanit.
“ Në odën e Arsim Hasanit, Kryetarit të degës së Kumanovës, me dashamirë, miq të shumë e mbështetës të Aleancës për Shqiptarët.
Kumanovarët të njohur për ruajtjen e traditës dhe vlerave, të fjalës e besës, me mikpritjen e tyre, e zemrën e hapur si gjithmonë.
Me vëllezër si këta e shumë të tjerë që me shumë kënaqësi i takoj për çdo ditë, hallet e dertet i flasim bashkë e ashtu edhe i zgjidhim. Na priftë e mbara!”, shkruan Sela.