Kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka uruar besimtarët myslimanë të kenë agjërim të lehtë dhe lutje të pranuar.
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, Sela u uron të kenë begati në sofrën e çdo familje dhe dashuri e harmoni në shtëpitë e tyre.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëkombas, besimtarë musliman
Bashkërisht po kalojmë shumë sfida e ndajmë shumë gëzime. Sonte hyjmë në muajin e shenjtë e të bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës dhe mëshirës, dashurisë e solidaritetit.
Uroj të keni agjërim të lehtë, lutje të pranuara dhe shpërblime e mirësi nga Zoti. Nga zemra ju dëshiroj të keni begati në sofrën e çdo familje dhe dashuri e harmoni në çdo shtëpi!