22/12/2024
Maqedoni

MPB: Qytetarët kanë marrë mbi 244 mijë ngjitëse “NMK” për automjetet e tyre

    Mbi 244.000 ngjitëse “NMK” për automjete janë marrë deri më tani nga qytetarët, njoftojnë nga MPB-ja.

    Ndonëse shpërndarja e ngjitësve për ekzaminimet teknike ka filluar me vonesë, në ditën e fundit të datës së paraparë për ndryshimin e të gjitha dokumenteve personale 12 shkurt, një numër i madh qytetarësh kanë ngjitur në automjete ngjitëse me shkurtimin e emrit të ri kushtetues “NMK. “.

    “Nga kontrollet teknike janë porositur gjithsej 393.400 ngjitëse dhe nga qytetarët janë marrë gjithsej 244.797 afishe”, thonë nga MPB për “Sloboden Peçat”.