30/12/2024
Maqedoni

MPB: Nga e hëna, mënyrë e re e lëshimit të letërnjoftimeve

    Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut informon se për qytetarët e Shkupit po fillon me një mënyrë të re të dhënies së letërnjoftimeve.

    Nga analiza e suksesit të dorëzimit të letërnjoftimeve në adresën e vendbanimit të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit, është konstatuar se procedura është jo e plotë, e pakompletuar dhe e pamjaftueshme efikase dhe në të njëjtën kohë nuk ka efektin e dëshiruar si për qytetarët ashtu edhe për punonjësit e policisë që ishin përgjegjës për shpërndarjen.

    Prandaj, nga e hëna, 11.03.2024. fillon një proces i ri për lëshimin e letërnjoftimeve në ambientet e policisë sipas vendbanimit të shtetasit të shënuar në letërnjoftim. Çdo qytetar do të mund të aksesojë në çdo kohë të ditës, çdo ditë të javës, për të marrë letërnjoftimin e plotësuar.