21/12/2024
ShowBiz

Modelja shqiptare thirrje “çunave të Londrës”: Mos u dërgoni para vajzave, po rrisni papunësinë në Shqipëri

    Modelja Pamela Shqezi ka ngritur këtë të dielë shqetësimin e papunësisë. E ftuar në emisionin “E diell”, ajo tha vajzat sot nuk duan të punojnë pasi i duken pak rrogat në Shqipëri.

    Sipas asaj ato preferojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe të financohen nga djemtë, ose ndryshe siç thuhet lart e poshtë nga “çunat e Londrës”.

    “Nuk është pak për një gocë 19 vjeç është shumë ok që të marrë 250 mijë lekë. Vajzat sot e kanë ngritur shumë standartin. Pse ka ndodhur kjo gjë? E kam parë në studio televizive që dërgojnë mesazhe çunave të Londrës, madje edhe unë do e dërgoj një mesazh, por do i them boll i dërguat para vajzave që nuk duan të punojnë. Kjo po e rrit papunësinë në vend, këto vajza që presin në radhë për të marrë 500 paund e 1000 paund më thonë mua si biznes jo nuk vij për 300-400 apo 500 sepse mendojnë se është më mirë të rrish në shpi dhe të marrësh lekët”, ka thënë ajo.