22/12/2024
Lajme Maqedoni

MILIONA EURO, shuma e MAJME që Maqedonia e Veriut i ka ofruar Ukrainës

    Maqedonia e Veriut deri më tani i ka ndarë 60 milionë euro ndihmë ushtarake, teknike dhe humanitare Ukrainës, shkruan news33.tv.

    Kjo shifër e majme u bë me dije ditën e sotme nga vetë presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, gjatë fjalës së tij në samitin e Ukrainës, i cili u zhvillua këtë të mërkurë në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Volodymyr Zelensky.

    Presidenti Pendarovski ka theksuar se bashkë me aleatët e NATO-s, do të vazhdojmë ta kundërshtojmë sulmin ndaj Ukrainës së pavarur, duke kërkuar përgjegjësi për të gjithë krimet e kryera me qëllim që të sigurohet drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre, shkruan news33.tv.

    “Sot nga Tirana, patjetër duhet të premtojmë se edhe më tej do ta ofrojmë ndihmën tonë të palëkundur, derisa nuk arrihet marrëveshje paqësore, i cili do t’i pasqyrojë aspiratat e popullit ukrainas”, theksoi ai.