Hristijan Mickoski thotë se koalicioni i ardhshëm qeverisës do të jetë mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN.
I pyetur nëse do të pranojë qeveri me VLEN edhe nën kushtin për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, Mickoski tha se nuk ka dëgjuar për kërkesë të tillë të opozitës shqiptare.
“A do të formoni qeveri edhe nën kushtin për ndryshime kushtetuese? Me BDI-në nuk kemi qëllim të jemi…Me VLEN? Unë nuk kam dëgjuar që VLEN ka kusht të tillë”, tha ai.