19/10/2024
Maqedoni

Mexhiti: Po negociojmë me katër deputetë të Frontit Europian për të kaluar në anën e VLEN-it

    “VMRO-DPMNE dhe “VLEN” janë duke negociuar me katër deputetë të koalicionit të BDI-së për të kaluar në anën e tyre”, tha për Alfa kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. Ai tha se kalimi i deputetëve mund të ndodh para formimit të Qeverisë së re, ndërsa më pas sipas tij, ka mundësi që në qeverinë e re t’i bashkohen edhe deputetë të tjerë nga Fronti Evropian.

    “Ka informacione se katër deputetë të tjerë nga Fronti Evropian tashmë janë duke negociuar, disa me ne, disa me koalicionin tjetër, kështu që mund të bien në 13, para formimit të Qeverisë. Pas formimit të Qeverisë, numri në Frontin Evropian mund të përgjysmohet sërish, sepse nuk janë të lidhur ideologjikisht, nuk kanë asgjë të përbashkët”, tha Mexhiti.