“VMRO-DPMNE dhe “VLEN” janë duke negociuar me katër deputetë të koalicionit të BDI-së për të kaluar në anën e tyre”, tha për Alfa kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. Ai tha se kalimi i deputetëve mund të ndodh para formimit të Qeverisë së re, ndërsa më pas sipas tij, ka mundësi që në qeverinë e re t’i bashkohen edhe deputetë të tjerë nga Fronti Evropian.