Kryetari i Lëvizjes Demokratike në Maqedoni, ish-kryetari i Komunës së Çairit, dhe drejtuesi i opozitës së bashkuar në Maqedoni, Izet Mexhiti, ka folur së fundmi lidhur me situatën politike me të cilën Maqedonia e Veriut po përballet përgjatë ditëve të fundit.
Në një intervistë për Syrit Tv, në televizionin shqiptar, Mexhiti u shpreh se deri në ditën e fundit të largimit të tij ai ka qenë besnik ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmetit.
Teksa theksoi se luftën janë përpjekur që ta bëjnë brenda partisë, Mexhiti u kthye dhe në zgjedhjet e 2021 ku deklaron se aso kohe ndihmoi Ahmetin për të fituar zgjedhjet dhe se tani që është përballë tij mund ta rrëzojë.
“Mund ta them edhe këtë që deri në ditën e fundit të përjashtimit kam qenë besnik ndaj Ali Ahmetit, me të mirat dhe të këqijat. Jam mundur që luftën ta bëjmë brenda. Ky është ilustrimi më i mirë, kur para qeveria e fundit, Ali Ahmeti do të ishte opozitë, Taravari promovoi atëhere 61 deputetë. Mickoski do të ishte kryeministër para dy viteve. Unë dhe Kastriot Rexhepi e shpëtuam Maqedoninë e kursit të integrimeve europiane dhe Aliahmeti të ishte në qeveri, se përndryshe edhe unë edhe ai do të ishim pjesë e opozitës”, ka thënë ai, shkruan news33.tv.