Menduh Thaçi I ftuar këtë të martë në emisionin Opinion ka folur lidhur me situatën politike në Maqedoninë e Veriut. Duke theksuar se Maqedonia dhe Shqipëria nuk mund të ndahen, Thaçi tha se nëse në Maqedoni do të ketë ngecje atëhere do të ketë dhe në Tiranën zyrtare.
I ndalur të zgjedhjet e 8 majit Thaçi tha se rëndësia e shqiptarëve në këto zgjedhje është tejet i madh, shkruan news33.tv.
“1994..30 vite që bëj zgjedhje. Nuk jam lodhur. Maqedonia karakterizohet nga tensionim vtë herëpashershëm.
Rruga e Shqipërisë dhe e Maqedonisë nuk ndahet. Nëse ka ecje mbrapa për Maqedoninë ka dhe për Shqipërinë. Jemi më shumë se 30% sjhqiptarë. Shqiptarët e Maqedonisë nëse ngelin jashtë kthehemi në pikën zero.
Opozita maqedonase i fiton zgjedhjet. 40% e qytetarëve ky numër është i pamundur pa pjesëmarrjen e shqiptarëve. Fjalori i përdor nga opozita është kundër shqiptarëve.49% është dalja në raudin e parë dhe në atë 49% janë 25% shqiptarë”, tha ai.