Në ditën e Fitër Bajramit banorët në Haraçinë të Maqedonisë së Veriut kanë vendosur që të suprizojnë hoxhën e fshatit.
Siç shihet dhe nga pamjet e postuara nga mediat vendase banorët i kanë blerë një makinë luksoze dhuratë hoxhës Avni Gafuri për kontributin që ai ka dhënë përgjatë gjithë kësaj kohe për fshatin.
Hoxha Avni Gafuri ka mbetur pa fjalë nga ky gjest i banorëve, duke i falenderuar më tej për këtë dhuratë.