30/12/2024
ShowBiz

‘Më ra qielli mbi kokë’, aktorja shqiptare rrëfen historinë e abuzimit të saj dhe të bijës: Ishim në Amerikë kur…

    Aktorja Julia Iliriani, e cila ka hyrë në Big Brother, ka rrëfyer një histori shokuese të abuzimit të saj dhe të bijës. Gjatë një bisede me banorët e tjerë në shtëpi, Julia ka treguar se është abuzuar kur ka qenë fëmijë, rreth moshës 5-6 vjeçare.

    Megjithëse nuk e kuptonte çfarë ishte, Julia tha se ndjesia ishte sikletosëse dhe nuk mund t’ia tregonte dot askujt.

    Më tej, Julia tregoi se fati i saj i keq ka ndjekur edhe të bijën, e cila u abuzua seksualisht nga një person i cili supozohej të ishte i afërt me ta gjatë periudhës që jetonin në Amerikë.

    “Unë nuk kam qenë ndonjëherë në Polici, por kam denoncuar në Polici një rast abuzimi seksual verbal me minoren.

    Kur kam qenë e vogël, 5-6-vjeç, sigurisht që nuk e kuptoja se çfarë ishte, por e dija që ishte diçka që më vinte në siklet dhe nuk mund t’ia tregoja dikujt.

    Për fatin e keq kjo i ka ndodhur edhe time bije kur ne kemi qenë në Amerikë, nga një person i cili ndenji, me demek, afër nesh.

    Ajo shprehja që ‘të bie qielli mbi kokë’ ka qenë pikërisht në këtë moment dhe pa hezitimin më të vogël unë kam bërë denoncimin”, tha ajo.