Avokati i Popullit ngriti shqetësimin duke thënë se një numër i lartë të qytetarësh nuk mund të votojnë, pasi pasaportat e tyre janë të vjetra.
Naser Ziberi i bëri thirrje qeverisë që të marrin masa dhe tu japing këtyre qytetarëve prioritet në procesin e pajisjes me letërnjoftime, shkruan news33.tv.
“Është problemi në dukje i shkeljes së të drejtave të qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e votimit. Vetë ministri teknik paralajmëroi se ky problem mund të jetë shumë serioz, ai përmendi një shifër prej 100 mijë qytetarë, të cilët kanë mbushur 18 vjet, ose do të mbushin deri në datën e votimit, dhe nuk kanë letërnjoftime, nuk kanë as pasaportë, ose kanë pasaportë, mirëpo është joligjore sepse është me formularin e vjetër.
Apeli im, rekomdanimi im deri te Qeveria është, që në një nga mbledhjet e ardhshme të ulet dhe ta trajtojë këtë problem dhe të krijojë prioritet. Ta detektojë sasinë e qytetarëve që nuk posedojnë kështu dokumente dhe të krijojë prioritet në fotografimin dhe dhënien e letërnjoftimeve”, tha Naser Ziberi, Avokat i Popullit.