Një aksident i rëndë në Kroaci u mori jetën ditën më parë, dy të rinjve, vëlla e motër, pasi u përplasën “kokë më kokë” nga automjeti luksoz i cili drejtohej nga 29-vjeçarja shqiptare.
Sipas mediave vendase mësohet se shqiptarja Klevisa Ymeri ka kryer parakalim të gabuar në zonën e Ratacit dhe si pasojë është përplasur me automjetin në të cilin ndodheshin dy të rinjtë, 21 vjeçari Stjepan dhe Katarina Derek, 19 vjeç.
Në momentin e aksidentin, Ymeri ka qenë duke lëvizur me një fuoristradë BMW me targa sllovake me shpejtësi gati 170 km/h. Si pasojë e përplasjes e plagosur mbeti edhe 29-vjeçarja e cila u transportua në spitalin e Dubrovnikut. Më pas, pasi la ambientet e spitalit ajo është arrestuar nga autoritetet kroate për veprën penale të shkaktimit të aksidentit me pasoja fatale dhe ndodhen nën vëzhgimin e Policisë.
Gjykata e Qarkut të Dubrovnikut ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor për shqiptaren Ymeri. Ajo akuzohet për parakalim krejtësisht të pakujdesshëm dhe shkaktimin e një aksidenti me pasoja fatale.
Mediat vendase shkruajnë se vëlla e motër ishin duke u kthyer në shtëpi, pasi 19 vjeçarja kishte mbaruar shkollë, duke mos ditur që ky udhëtim do të ishte i fundit për ta. Katarina ishte maturante dhe studionte për t’ u bërë infermiere.
Ymeri është shumë aktiv në rrjetet sociale, dhe ka 13,800 ndjekës në Instagram, 33,000 në Tik Tok, por aktualisht të gjitha profilet janë të mbyllura. Në Instagram i pëlqen të tregojë jetën e saj luksoze, prandaj dhe publikon foto nga destinacionet turistike që ka vizituar, veshjet dhe çantat e markave më të njohura, ndërsa makinat e saj të preferuara janë fuoristradat me të cilat ka postuar shumë foto në rrjetet e saj sociale.
Në vitin 2022, 29-vjeçarja dhe shoqet e saj me altoparlantë dhe fishekzjarre kaluan pranë burgut në Trento të Italisë, për të vizituar një mikeshë të burgosur. Kjo “vizitë” aspak e zakonshme bëri bujë aso kohe në mediat.