24/12/2024
Maqedoni

Mbyllen vendvotimet, nis numërimi i votave

    Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë sot në raundin e dytë të zgjedhjeve të shtatë presidenciale dhe të 11-të parlamentare. Pas mbylljes së qendrave të votimit do të mund të votojnë vetëm personat që ndodheshin në godinën ku po votohet në atë moment, shkraun TS.

    Vendvotimet u hapën në orën 07:00. Të drejtën e votës në zgjedhjet për kryetar kanë pasur 1.814.317 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore dhe 1.815.350 në zgjedhjet parlamentare.

    Në 3480 vendvotime ata mund të votojnë për një nga dy kandidatët presidencialë, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski, të cilët fituan më shumë vota në rrethin e parë më 24 prill.