Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një intervistë për “Syri Tv”, ka folur lidhur me situatën politike në Maqedoninë e Veriut si dhe për nënshkrimin me koalicionin “Fronti Europian”.
Gjatë fjalës së tij Sela tha se ASH kishte vetëm dy mundësi për të hyrë në zgjedhje, ose të bënte koalicion ose në të kundërt të bojkotonte zgjedhjet. Për këtë arsye Kryesia e kësaj force politike vendosi që të ndërmarrë hapin që të futen në këto zgjedhje së bashku me BDI dhe forcat e tjera politike.
Sela theksoi se ka ardhur momenti që në Maqedoninë e Veriut ka ardhur momenti që ti thuhet stop forcave politike pro ruse dhe vetëm një bllok me shumë mandatesh deputetesh mund t’i bëjë ballë, shkruan news33.tv.
“E kishmim vetëm dy mundësi tani që ccdo ditë po afrohet data për dorëzsimin e listave dhe kjo ishte ose ti ishim bashkangjitur ndonjë koalicioni ose mos marrëm pjesë në zgjedhje.
Kuvendi qendror të Aleancës i icli solli vendim për të bërë një koalicion që ASH të bëhet pjesë e Frontit Europin ku është pjesë edhe BDI dhe për herë të parë ndodh që brenda këtij koalicioni të jenë pjesë edhe parti politike etnike të thera. Këto janë zhvillimet dhe pozicionet që ASH i kishte. ASH ka qenë kundështare më konkurrentja gjatë këtyre 2 dekadave që kur BDI është në skenë politike, por në politikë veprohet me mjetet që ke sot, jo me mjetet që ke pas para 2 muajsh ose 1 viti. Nuk është kjo shkaku kryesor. Paralajmërimet janë se në Maqedoni po forcohen forcat politike ku po rritet pro rusët dhe vetëm një bllok i fortë me shumë mandatesh deputetësh mund ti bëjë ballë”, tha Sela.