Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është pyetur ditën e sotme në Tiranë lidhur me marrëdhëniet me Kosovën dhe arsyen se pse ai nuk e ka vizituar ende këtë shtet, shkruan news33.tv.
Xhaferi u përgjigjet duke thënë se “në dasmë shkohet me ftesë”, mirëpo më pas e sqaroi këtë deklaratë të papritur duke thënë se për shkak të axhendës së ngjeshur nuk ka patur mundësi.
Sa i përket raporteve ai tha se nuk ka pengesa në komunikim në mes të dy qeverive, shkruan news33.tv.
“Në dasmë kur shkohet, shkohet me ftesë, s’kemi marrë ftesë ende. Nuk është çështje e ftesë, është çështje e agjendave, dihet që ne jemi edhe para zgjedhjeve, kështu që raportet janë raporteve të dy vendeve miqësore, që udhëheqin institucionet përkatëse, nuk ka kurrfarë pengese në komunikim, personale janë çështje tjera, nuk i ngatërrojë unë institucionale me ato personale”, ka deklaruar ai.