30/12/2024
Maqedoni

Maqedonia voton në zgjedhjet e shtata presidenciale

    Sot, Maqedonia voton në zgjedhjet e shtata presidenciale që nga pavarësia e vendit në vitin 1991. Me votim të fshehtë në Kuvend u zgjodh vetëm presidenti i parë i shtetit dhe që atëherë kreu i shtetit zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta.

    Në vitin 1994, në zgjedhje dolën vetëm dy kandidatë kurse në zgjedhjet e radhës, pesë vjet më vonë, në garën parazgjedhore, votuesit zgjodhën midis gjashtë kandidatëve. Në zgjedhjet e treta të drejtpërdrejta presidenciale në vitin 2004, morën pjesë katër kandidatë kurse në vitin 2009, ishin shtatë kandidatë. Zgjedhjet presidenciale të vitit 2014 ishin të ngjashme me tani, pasi janë mbajtur njëkohësisht me zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Atëherë ishin katër kandidatë kurse në zgjedhjet e fundit presidenciale, zgjedhja ishte mes tre kandidatëve.

    Në katër proceset e fundit zgjedhore, presidenti është zgjedhur në raundin e dytë të zgjedhjeve. Mbetet obligimi që të paktën 40% e votuesve të regjistruar të dalin në zgjedhje, përkatësisht të përmbushet pragu. Pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009, me 42,61% të votuesve të regjistruar. Pjesëmarrja më e lartë u regjistrua në zgjedhjet e para të pas pavarësisë, në vitin 1994, kur 77.4 për qind e votuesve të regjistruar dolën në votime.