Connect with us

Lajme

Maqedonia rangohet e dyta në Europë me numrin më të madh të infektuarve në 100 mijë banorë

Maqedonia po shëndrohet në vatër të koronavirusit në Europë.

Sipas analizave të kryera nga Instituti Johns Hopkins, Maqedonia është e ranguar në vendin e dytë në Europë sipas numrit të të infektuarve në 100 000 banorë.

Të dhënat janë marë nga numri i të infektuarve në periudhën 12 deri me 26 qershorë.
Maqedonia ka 98 të infektuar në 100 000 banorë dhe është e dyta pas Suedisë së ka 151 banorë në 100 000 banorë.

Pas Maqedonisë rangohet Kosova me 47 të infektuar, Portugalia 45, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria etj. /tetova1/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme

Skandal në Dibër: BDI shpërndan para dhe ushqime në këmbim të votave 

Kanë ngelur vetëm edhe gjashtë ditë, kur qytetarët duhet të dalin në votime për të dhënë votën e tyre për njërën nga partitë garuese për të fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. E me afrimin e ditës së zgjedhjeve, janë rritur dukshëm edhe përpjekjet e partive qytetarëve për t’ua dhënë votën. Megjithatë, jo çdonjëra prej tyre përdor mjetet demokratike të përcaktuara dhe të lejuara me ligj, në arritjen e këtij qëllimi. Në vend të kësaj, BDI ka zgjedhur që të bind qytetarët për të votuar këtë parti, duke i manipuluar dhe keqpërdorur ato.

Në fotografitë që ka siguruar redaksia e News33.tv, mund të shihet se si BDI i keqpërdor skamnorët ajo u ofron me ndihma. Vetëm disa ditë para zgjedhjeve, BDI u ka dërguar ndihma skamnorëve në Dibër në këmbim të votave. Vetura e markës “Mercedes” i përket Drilon Lleshit, kryetar i FR BDI në Dibër.

Për kryerjen e manipulimeve të tilla, BDI madje përdor vetura zyrtare. Sipas informatave që ka arritur t’i merr News33.tv, drejtori i pyjeve në Dibër, Rami Lata, ka përdorur veturën zyrtare për të shpërndarë para dhe ushqim te banorët rom të Dibrës.

Kujtojmë se, përdorimi i veturave zyrtare apo çfarëdo lloj i resurseve shtetëror, për aktivitetet e fushatës zgjedhore është i ndaluar me ligj.

 

Continue Reading

Lajme

Filipçe: Spitalet kanë kapacitet për pacientë, spitali i improvizuar është tërësisht i zbrazët

Numrat e lartë me të infektuar me Covid-19, çdo ditë i mbushin spitalet nëpër qytetet e vendit. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, megjithatë pohon se spitalet kanë kapacitet që të pranojnë të sëmurë me Covid-19 dhe se spitali i improvizuar që gjendet në afërsi të Spitalit infektiv, është i zbrazur.

“Ka mjaftueshëm, përsëri ka nën 100 pacientë në spitalin ‘8 Shtatori’, sot, ja dita e dytë me radhë.

Në Klinikën infektive ende ka vende të lira, spitali i improvizuar është tërësisht i zbrazur dhe në repartet e tjera infektive ka vend të lira mjaftueshëm.

Diçka më pak ka në Ohër dhe Manastir, por edhe kjo po menaxhohet, ndërsa në qytetet tjera ka mjaftueshëm”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Continue Reading

Lajme

Belgët nuk do të mundë të udhëtojnë për në Maqedoninë e Veriut

Belgjika ka ndalur udhëtimet për në Maqedoni për shkak të coronavirusit.

Pas disa ditësh bisedimesh, Belgjika publikoi listën e destinacioneve të lejuara për qytetarët e saj, në të cilat Maqedonia nuk është e vendosur në listë, informon AIM nga Brukseli.

Me këtë, Belgjika ndjek rekomandimin e Këshillit të BE-së, e cila më 30 qershor publikoi një rekomandim për të 27 vendet anëtare për hapjen e kufijve.

Belgjika sot publikoi marrëveshjen përfundimtare, në të cilën thuhet se se situata epidemiologjike në Maqedoni ka qenë e keqe që nga qershori, ndërsa numri i personave të infektuar me COVID-19 është në rritje./Telegrafi/

Continue Reading

Recent Posts