22/12/2024
Shqipëri

Makina përplas për vdekje 17-vjeçarin, e tërhoqi zvarrë për 50 metra , adoleshentit i ranë sendet personale dhe iu hoq këpuca

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në dalje të Fushë-Krujës. Burime për mediat bëjnë me dije se një 17-vjeçar i identifikuar si Isuf Mehmeti është përplasur për vdekje nga një automjet.

    Shoferi i mjetit tip “Hyundai”, i identifikuar si Andi Kullaj ka rënë në prangat e Policisë menjëherë pas ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën Kullaj po qarkullonte me mjetin e tij.

    Për këtë arsye makina ka marrë zvarrë të miturin për rreth 50 metra, duke bërë që viktimës t’i bien nga xhepat sendet personale por edhe një këpucë nga këmba.

    Lidhur me këtë aksident deri më tani nuk ka reagim zyrtar nga autoritetet, priten më tepër detaje në vijim.