Adriana Matoshi ndau dy ditë më parë lajmin e trishtë me ndjekësit se po përballej me një sëmundje, sërish.
Ajo e quajti këtë “tradhti të shëndetit”, në një status të gjatë që në ccdo resht të përcjell emocion.
Dhe padyshim nuk ja kanë kursyer.
Nga ndjekësit e thjeshtë, te artistët, këngëtarët, aktorët, politikanë e gazetarë, mijëra shqiptarë janë lutur për Adriana Matoshin. Bashkë me lutjet, miqtë e të afërm të aktores i dhanë edhe sigurinë se ajo do rikthehet sërish pranë fëmijëve, familjes dhe karrierës së saj të suksesshme.