22/12/2024
Maqedoni

Lloga: Taravari po lëviz me saktësi sipas manualit të VMRO-së

    Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Krenar Lloga përmes një statusi në Facebook thotë se Arben Taravari po bën veprime, siç e quan ai, sipas manualit të VMRO-së.

    “A do të vazhdojë Hristjan Mickovski të përcaktojë hapat politikë të Taravarit?Është për të ardhur keq se si një shqiptar dhe një ish-kryetar partie, ish-kandidat për president, po lëviz me saktësi sipas manualit të VMRO-së.
    Fal Zotit, deputetëve, anëtarëve e aktivistëve të saj, ngjyrat e Aleancës për Shqiptarët nuk u ndyen me veprimatari kuslinge. Thirrje të gjithë atyre që u mashtruan në pjesën e parë, të japin përgjigjen me votë duke përforcuar digën e Frontit Europian kundrejt çfarëdo politike regresive e antiperëndimore”, shkroi Lloga.