22/12/2024
Maqedoni

Lloga jep detaje se kur pritet ekstradimi i Palevskit nga Turqia

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot njoftoi se gjatë vizitës së tij në Turqi, është njoftuar se autoritetet turke kanë mbaruar me pjesën gjyqësore për ekstradimin e Lupço Palevskit-Pallços, dhe se tani po merren vetëm me pjesën administrative.

    Lloga tha se tani duhet të firmos Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Drejtësisë në Turqi.

    “Na dhanë një afat, sido që të jetë, unë nuk dua të tregoj detaje të tilla sepse kjo punë varet nga ata dhe jo nga ne”, deklaroi mes tjerash Lloga, duke shtuar që edhe gjatë ditës së sotme kanë kërkuar informacione shtesë nga autoritetet turke në rrugë joformale.

    Ndryshe, Lupço Palevskit-Pallço dyshohet për vrasje të Vanja Gjirçevskës dhe Panço Zhezhovskit.